Vendi ynë sot do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura në pjesën më të madhe të territorit.
Në veriperëndim-perëndim, pjesërisht në qendër dhe në ekstremin jugor, në orët e mëngjesit deri në mesditë, priten reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët të karakterit lokal.
Temperaturat maksimale do të shënojnë vlerën 17 gradë Celsius në qarkun e Beratit.
Do të ketë mjegull ose mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje, me shpejtësi mesatare 5 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, shpejtësia e erës arrin deri në 9 m/s. Valëzimi i detit parashikohet i forcës 1-2 ballë.