Parlamenti Evropian miratoi një propozim të Komisionit Evropian për t’i dhënë Ukrainës një kredi prej 90 miliardë eurosh, për të financuar shpenzimet ushtarake dhe buxhetore në periudhën 2026-2027.
Vota u zhvillua më 11 shkurt 2026, me 458 vota pro, 140 kundër dhe 44 abstenime. Kredia përbëhet nga 60 miliardë euro ndihmë ushtarake dhe 30 miliardë euro mbështetje buxhetore, të financuara përmes huamarrjes së Bashkimit Evropian.
Vota ishte planifikuar fillimisht për një seancë plenare të posaçme më 24 shkurt, për të shënuar përvjetorin e katërt të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia, por u shty për datën e sotme.
Më 19 dhjetor, samiti i Bashkimit Evropian miratoi vendimin për këtë kredi të përbashkët, e cila mbulon dy të tretat e nevojave të Ukrainës në sektorët buxhetor dhe të mbrojtjes për periudhën e ardhshme.
Më 4 shkurt, ambasadorët e shteteve anëtare në Komitetin e Përfaqësuesve të Përhershëm (Coreper) ranë dakord mbi mekanizmat, duke lejuar pjesëmarrjen e vendeve të treta.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, uroi miratimin e shpejtë në Parlament: "I welcome the @Europarl_EN speedy adoption of our proposal for an additional €90 billion loan for Ukraine. Ukraine's courage is unshakable. And so is Europe's resolve to stand by its side."