Departamenti i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i njohur si Pentagoni, ka njoftuar zyrtarisht nënshkrimin e një serie marrëveshjesh me afat 7-vjeçar. Ky bashkëpunim synon zgjerimin e kapaciteteve të prodhimit vendas përmes dy partnerëve kryesorë të industrisë së mbrojtjes: General Dynamics Ordnance and Tactical Systems (GD-OTS) dhe Lockheed Martin.
Sipas njoftimit, këto kontrata pritet të rrisin sasitë e prodhimit dhe të përshpejtojnë oraret e dorëzimit për nënkomponentët kritikë. Zëvendëssekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Michael P. Duffey, deklaroi se ky vendim përfaqëson një evolucion në mënyrën e bashkëpunimit me industrinë për të zgjeruar të ashtuquajturin "Arsenal të Lirisë". Ai shtoi se prioriteti është tejkalimi i kërcënimeve në zhvillim, reduktimi i burokracisë dhe sigurimi i epërsisë teknologjike në mbrojtjen ajrore dhe raketore.
Ky zhvillim pason raportimet e agjencisë Reuters në fillim të këtij muaji, të cilat theksuan se Ushtria Amerikane ka përdorur pjesën më të madhe të rezervave të saj globale të raketave me rreze të gjatë veprimi dhe saktësi të lartë gjatë luftës me Iranin.