Pete Hegseth, shef i Pentagonit, deklaroi të mërkurën se Irani është përpjekur të vrasë presidentin amerikan Donald Trump.
Gjatë një konference për media, ku dha përditësime në lidhje me luftën kundër Iranit, Hegseth tha se forcat amerikane kanë ndjekur dhe vrarë udhëheqësin e një njësie që u përpoq të kryente këtë akt.
“Gjithashtu dje, udhëheqësi i njësisë që u përpoq të vrasë presidentin Trump është ndjekur dhe vrarë”, deklaroi ai.
“Irani u përpoq të vrasë presidentin Trump. Dhe presidenti Trump qeshi i fundit”, shtoi Hegseth.
Ai deklaroi po ashtu se Amerika po fiton luftën kundër Iranit dhe se ky është vetëm fillimi.