Pas një negociate të suksesshme me protestuesit, Policia shqiptare bëri hapa pas dhe lejoi qytetarët të mblidheshin para ndërtesës së Kryeministrisë në Tiranë.
Me thirrjen “Hiqni kapelet”, protestuesit vijuan të shprehnin pakënaqësitë ndaj qeverisë shqiptare. Një prind, i cili kishte me vete një fëmijë të vogël, u vendos para derës kryesore të Kryeministrisë, duke përcjellë mesazhin se qytetarët do të protestonin në mënyrë paqësore.
Lajmi.net dhe Gazeta Blic publikuan të njëjtin përshkrim të ngjarjes. Gazeta Blic shënoi Klan TV-në si burim të materialit.