Policia Rrugore e Shkodrës ka zhvilluar një operacion të gjerë kontrolli në të gjitha akset urbane, interurbane dhe rurale të qarkut, me synim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe menaxhimin e trafikut. Rezultatet e monitorimit njëjavor kanë çuar në ndëshkimin e një numri të lartë drejtuesish mjetesh.
Sipas të dhënave zyrtare, janë evidentuar dhe ndëshkuar shkeljet e mëposhtme:
• 494 masa për parkim ose qëndrim të gabuar;
• 193 masa për tejkalim të normave të shpejtësisë;
• 41 masa për parakalime të gabuara;
• 20 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
• 20 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
• 7 masa për qarkullim me xhama të errësuar;
• 6 masa për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit;
• 3 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit;
• 222 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Krahas gjobave administrative, policia ka proceduar penalisht 6 shtetas për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe ka pezulluar 8 leje drejtimi. Autoritetet policore theksuan se kontrollet do të vijojnë në të gjitha akset e qarkut dhe u bënë thirrje drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit për të rritur parametrat e sigurisë rrugore. Njëkohësisht, policia ka ftuar qytetarët që të denoncojnë çdo shkelje që konstatojnë në numrin unik 112.