Në orët e hershme të 20 shkurtit 2026, Policia e Shtetit ka nisur zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë para protestës së paralajmëruar të opozitës.
Forcat e rendit kanë vendosur gardh metalik para godinës së Kuvendit të Shqipërisë, si masë parandaluese për mbarëvajtjen e tubimit.
Protesta pritet të nisë në orën 18:00 dhe synon kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
Gjatë protestës së mëparshme të opozitës u shënuan tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit para Kuvendit, si dhe para godinës së Kryeministrisë së Shqipërisë, ku u hodhën molotovë dhe fishekzjarrë.