Presidenti Bajram Begaj ka përcjellë një mesazh me rastin e Ditës së Evropës, më 9 maj 2026, duke vlerësuar projektin e Bashkimit Europian si të ndërtuar mbi paqen, sigurinë, demokracinë, begatinë, solidaritetin dhe lirinë.
Në mesazhin e tij, Kreu i Shtetit theksoi se kjo ditë feston dhe nderon të gjithë ata që kontribuuan për ndërtimin dhe bërjen realitet të këtij projekti. "Sot ne festojmë Ditën e Evropës dhe nderojmë të gjithë ata që ndërtuan dhe bënë realitet projektin e Bashkimit Evropian, i cili ka në zemër paqen, sigurinë, demokracinë, begatinë, solidaritetin dhe lirinë", shkroi ai.
Begaj u ndal edhe te rrugëtimi europian i Shqipërisë, duke nënvizuar se vendi është më afër se kurrë për të qenë pjesë e familjes europiane. "Shqipëria është sot më afër se kurrë për të qenë pjesë e familjes europiane, e gatshme për t’i shtuar projektit europian energjinë dhe vlerat e saj", u shpreh presidenti.