Sali Berisha ka thirrur një protestë të re në bulevard, ku përkrahës të Partisë Demokratike janë mobilizuar nga degët e saj. Ata janë rreshtuar në mënyrë të shpërndarë në transmetimet televizive dhe kanë qëndruar deri në përfundim të fjalimeve dhe hedhjes së molotovëve.
Për koalicionin PD-ASHM kanë votuar rreth 500 mijë zgjedhës brenda vendit në zgjedhjet e majit. Megjithatë, protestat e thirrura prej Berishës nuk arrijnë të mbledhin as 5 mijë pjesëmarrës.
Priten protesta të reja më 20 shkurt dhe 31 mars, data që lidhen me rrëzimin e shtatores së Enver Hoxhës në 1991 dhe fitoren e parë elektorale të PD-së në 1992.
Një studim i profesores Erica Chenoweth nga Universiteti i Harvardit thekson se për një kryengritje paqësore të suksesshme nevojiten të paktën 82 mijë shqiptarë në bulevard, pa e lëshuar atë deri në rënien e qeverisë. Burimi.