Një nxënëse e mitur, e identifikuar si E.A., rreth 15-vjeçare, ka denoncuar ngacmim seksual nga profesori i saj në ambientet e Shkollës së Mesme të Lartë Teknike “Mehmet Isai” në Gjilan. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur më 27 janar 2026, rreth orës 12:30, gjatë procesit mësimor.
Më 27 janar 2026, rreth orës 19:00, viktima është paraqitur në Stacionin Policor në Gjilan së bashku me nënën e saj. Ajo është intervistuar në prezencë të mbrojtësit të viktimave dhe prindit. Gjithashtu, është marrë deklarata nga një nxënëse tjetër e së njëjtës klasë, e cila ka konfirmuar se ka parë dhe dëgjuar sjellje të papërshtatshme të profesorit ndaj viktimës.
I dyshuari, Ismajl Shkodra, rreth 62-vjeçar dhe profesor në të njëjtën shkollë, është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, ai është ndaluar për 48 orë.
Hetimet do të trajtohen nga Njësia e Hetimeve Rajonale – Gjilan. Rasti është cilësuar si sulm seksual dhe do të vazhdojë me prioritet të lartë, duke garantuar mbrojtje të plotë për viktimën.
Përditësime
Prokuroria Themelore në Gjilan ka lëshuar aktvendim për ndalimin e I.Sh. më 27 janar 2026, për sulm seksual sipas nenit 229 të Kodit Penal.
Më 28 janar 2026, Departamenti për Krime të Rënda ka dorëzuar kërkesë për caktimin e paraburgimit në Gjykatën Themelore në Gjilan.