Sot, në orën 17:00, para selisë qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prishtinë, do të mbahet një protestë e organizuar nga nisma Lidhja për Popullin. Ky tubim vjen si reagim ndaj zhvillimeve të brendshme në parti, ku një grup delegatësh kanë kërkuar zyrtarisht shkarkimin e kryetarit Lumir Abdixhiku dhe organizimin e një Kuvendi të ri zgjedhor.
Kryetari Lumir Abdixhiku ka konfirmuar se nuk e kundërshton këtë proces, duke pranuar mbajtjen e kuvendit. Në këtë mënyrë, vendimi për vazhdimin e mandatit të tij në krye të LDK-së do t'i lihet në dorë delegatëve të partisë, të cilët do të votojnë nëse ai duhet të vijojë të drejtojë subjektin politik.