Partia Socialdemokrate ka zhvilluar të enjten një aksion para zyrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë. Përfaqësues të partisë dorëzuan një ftesë për debat me LVV-në.
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, theksoi se vendi ka mbetur pa opozitë dhe se partia do të garojë në zgjedhjet e 7 qershorit. Ai shtoi se në vende demokratike pushteti frikësohet nga opozita, ndërsa në Kosovë ndodh e kundërta.
Molliqaj deklaroi se Lëvizja Vetëvendosje i frikësohet vetëm PSD-së dhe se policia u përdor për të penguar aktivitetin opozitar. Ai tha se PSD-ja fton LVV-në për debat mbi ide, jo për pazare siç bën me partitë e tjera.
Sipas Molliqajt, nëse PSD-ja hyn në Kuvend, do të jetë partia e vetme opozitare që do të sfidojë pushtetin edhe brenda institucioneve.