Pas publikimit të rezultateve preliminare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Partia Socialdemokrate e Kosovës (PSD) nuk ka arritur të sigurojë mbështetjen e nevojshme elektorale, duke marrë më pak se 2 mijë vota në nivel vendi.
Në një reagim pas shpalljes së këtyre rezultateve, anëtarja e partisë, Natyra Kuçi, e ka pranuar performancën e dobët. Ajo theksoi se, pavarësisht shifrave, PSD do të vijojë angazhimin e saj politik në të ardhmen.
"Nuk arritëm rezultatin që dëshiruam. Kjo është e qartë dhe nuk e anashkalojmë. Por besimi ynë në bindjet dhe vlerat që kemi përfaqësuar mbetet i palëkundur. Faleminderit të gjithëve që na mbështetën. PSD vazhdon," deklaroi Natyra Kuçi.