Në mbrëmjen e së martës, më 3 shkurt 2026, në zonën e Lungomares në Vlorë u ndërpre furnizimi me energji elektrike për rreth 300 abonentë.
Investimi në rrjetin e ujësjellësit ka dëmtuar linjat elektrike. Pas konstatimit të defektit, grupet e OSHEE-së kanë shkuar në vendngjarje për të kryer riparimet dhe rikthyer energjinë.
Ky është rasti i dytë brenda një kohe të shkurtër kur punimet për shtrimin e linjave të ujësjellësit dëmtojnë kabllot e energjisë elektrike, duke ndikuar në furnizimin e zonave të caktuara në Lungomare.
Përditësime
Firma 2T përmendet si përgjegjëse për shtrimin e linjave të ujësjellësit që dëmtoi kabllot elektrike në Lungomaren e Vlorës.