Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, zhvilluan një bisedë telefonike më 10 mars 2026 për të diskutuar mënyrat e uljes së tensioneve në Lindjen e Mesme. Kremlini njoftoi për këtë komunikim, që erdhi pas bisedës së tyre të fundit më 6 mars.
Sipas palës ruse, Putini kishte zhvilluar më parë një seri takimesh me udhëheqës të vendeve të Gjirit Persik. Gjatë bisedës së re telefonike, dy liderët u ndalën te situata aktuale në rajon, me theks te zhvillimet lidhur me sulmet izraelito-amerikane ndaj Iranit.
Kremlini theksoi se Putini vazhdon të mbajë qëndrimin e Rusisë për një ulje të shpejtë të tensioneve dhe zgjidhjen e konflikteve përmes mjeteve politike e diplomatike.