Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, bëri të ditur se Qeveria shqiptare ka akorduar 300 milionë lekë në formë granti për vitin 2026. Ky fond synon mbështetjen e startup-eve dhe lehtësuesve që zhvillojnë ide dhe produkte me potencial të lartë rritjeje.
Sipas saj, programi do të forcojë ekosistemin e sipërmarrjes në vend, duke krijuar mundësi për zhvillim, inovacion dhe rritje të qëndrueshme ekonomike. Përmes këtij granti do të mbështeten iniciativa që kontribuojnë në krijimin e produkteve dhe shërbimeve me vlerë të shtuar, si dhe në rritjen e konkurrueshmërisë së sipërmarrjeve të reja shqiptare në tregun vendas dhe ndërkombëtar.
Subjektet e interesuara ftohen të aplikojnë deri më 21 mars në orën 22:00 për të përfituar nga mbështetja financiare.