Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës zhvilloi sot mbledhjen e 34-të, e cila u mbajt nëpërmjet komunikimit elektronik. Në këtë mbledhje, kabineti qeveritar miratoi ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 01/64, të datës 25 shkurt 2022, që rregullon zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare.
Sipas njoftimit zyrtar, ky vendim është ndërmarrë me synim që të sigurohet linjëzimi i plotë i politikës së jashtme të vendit me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë (CFSP) të Bashkimit Evropian.