Një seri raketash të lëshuara nga organizata Hezbollah kanë goditur ujërat e Detit Mesdhe pranë bregut të qytetit të Nahariyas, në veri të Izraelit. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin e shpërthimeve në det, të cilat kanë shkaktuar panik te pushuesit dhe vizitorët që gjendeshin në zonë.
Sipas njoftimeve, qytetarët janë detyruar të largohen me shpejtësi nga plazhi për të gjetur strehim të sigurt. Nahariya është një nga qytetet izraelite që ndodhet në vijën e parë të tensioneve të vazhdueshme kufitare me Libanin. Sulmet e fundit janë pjesë e përshkallëzimit të situatës në rajon, ku lëshimet e raketave drejt zonave të banuara në veri të Izraelit ndodhin shpesh.