Kryeministri Edi Rama bëri të ditur në podcastin “Flasim” se këtë javë është realizuar një transferim prej 167 milionë eurosh në Llogarinë Speciale të Fondit të Pensioneve pranë Bankës së Shqipërisë.
Ky depozitim vjen nga fondet e kursyera buxhetore të vitit 2025, siç ishte paralajmëruar më parë. Rama theksoi se transferimi lidhet drejtpërdrejt me të ardhmen e sistemit të pensioneve dhe zotimet e qeverisë ndaj pensionistëve.
Sipas tij, ky fond rrit kapacitetin e sistemit për të përmbushur detyrimet e marra "gërmë për gërmë, shifër për shifër, muaj për muaj e vit për vit". Ai garanton jo vetëm obligimet ekzistuese, por edhe ato afatgjata, duke mbështetur rritjen e pensioneve mujore dhe qëndrueshmërinë e sistemit.
Rama nënvizoi angazhimin e qeverisë për sigurinë sociale të të moshuarve dhe menaxhimin e qëndrueshëm të pensioneve për brezat e ardhshëm.
Përditësime
Kryeministri Edi Rama njofton rritje pagash për 720 efektivë policie në Forcat RENEA, Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Forcat e Posaçme Operacionale.
Pagat specifike:
- Inspektori RENEA: rreth 1.600 euro;
- Drejuesi RENEA: rreth 2.300 euro;
- Inspektori forcash operacionale: rreth 1.200 euro;
- Kryekomisari: 1.600-1.700 euro.
Qeveria parashikon investime në teknologji, trajnim dhe pajisje për forcimin e rendit.