Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka reaguar pas zhvillimeve në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, e cila u ndërpre pas largimit të deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Largimi i përfaqësuesve të PDK-së ndodhi si pasojë e mosvotimit nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për kandidaten e propozuar për nënkryetare të Kuvendit, Vlora Çitaku.
Përmes një publikimi në rrjetin social Facebook, Kadrijaj akuzoi kryeministrin Albin Kurti dhe partinë në pushtet për shpërfillje të normave ligjore. Ajo deklaroi se për Kurtin dhe LVV-në nuk ekzistojnë Kushtetuta, ligjet dhe rregulloret. Në reagimin e saj, deputetja përmendi edhe Dejona Mihalin, duke pohuar se ajo është mbi rendin kushtetues, ndërsa e ka shoqëruar mesazhin me thirrjen: “Për ku jeni nis, o ushtria e kuqe!”.