Më pak se 48 orë para fillimit të sulmit amerikano-izraelit ndaj Iranit, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu zhvilloi një telefonatë me presidentin amerikan Donald Trump rreth arsyeve për nisjen e një operacioni ushtarak kundër këtij vendi.
Sipas informacioneve të inteligjencës të njohura në fillim të javës, udhëheqësi suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei, dhe zëvendësit e tij kryesorë pritej të mblidheshin në kompleksin e tij në Teheran, duke i bërë ata të prekshëm ndaj një sulmi të tipit "prerje koke", që synon udhëheqësit e lartë. Ky lloj sulmi përdoret shpesh nga Izraeli, por më pak nga Shtetet e Bashkuara.
Informacione të reja treguan se takimi u shty nga e shtuna në mbrëmje në të shtunën në mëngjes, sipas tre personave të informuar mbi telefonatën. Kjo thirrje nuk ishte raportuar më parë.
Netanyahu, i vendosur për një operacion të nxitur prej dekadash, argumentoi se mund të mos kishte rast më të mirë për të vrarë Khamenein dhe për t’u hakmarrë ndaj përpjekjeve iraniane për të vrarë Trumpin. Këto përfshinin një komplot vrasjeje me pagesë të dyshuar se ishte orkestruar nga Irani në 2024, kur Trump ishte kandidat presidencial. Departamenti i Drejtësisë amerikan ka akuzuar një burrë pakistanez për përpjekje për të rekrutuar njerëz në Shtetet e Bashkuara në këtë plan, si hakmarrje për vrasjen e komandantit të Gardës Revolucionare Islamike, Qassem Soleimani.
Në momentin e telefonatës, Trump kishte miratuar idenë e një operacioni ushtarak amerikan kundër Iranit, por nuk kishte vendosur ende kohën apo rrethanat e përfshirjes, sipas burimeve anonime. Ushtria amerikane kishte krijuar prani në rajon për javë të tëra.
Përditësime
Ajatollahu Ali Khamenei u vra në një bombardim në Teheran mëngjesin e 28 shkurtit. Pas telefonatës me Netanyahu më 27 shkurtit, Donald Trump mori vendimin përfundimtar për 'Operacionin Tërbimi Epik'. Një përpjekje specifike iraniane për të vrarë Trump-in ndodhi verën e 2024-ës gjatë një fjalimi fushate.