Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Rey Manaj, ka pësuar një dëmtim të rëndë në ndeshjen e Sivassporit kundër Umraniyesporit, të luajtur ditën e diel. Ai e la fushën pas vetëm 7 minutash lojë dhe iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore të hënën.
Klubi turk Sivasspor njoftoi zyrtarisht se "lojtarin tonë e ka dëmtuar në pjesën e pasme të kofshës së majtë në ndeshjen që luajtëm dje. Si rezultat i ekzaminimit me rezonancë të kryer sot, është konstatuar një çarje e tendinit brenda muskulit të gradës 3c dhe gjakderdhje në pjesën e pasme të kofshës së majtë".
Ky dëmtim do të thotë se Manaj ka mbyllur sezonin me Sivassporin dhe do të jetë mungesë e rëndësishme për trajnerin Sylvinho në ndeshjen kundër Polonisë më 26 mars, në kuadër të playoff-it për Botërorin.
Manaj u kthye te Sivasspori në merkaton e janarit, pas problemeve fizike që e kishin mbajtur jashtë ndeshjes së mëparshme kundër Hataysporit. Klubi vendosi ta aktivizonte të dielën, pavarësisht shqetësimeve në stërvitje.