Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka regjistruar rritje rekord të pasagjerëve në vitin 2025 krahasuar me periudhën para pandemisë. Sipas të dhënave të ACI Europe, numri i udhëtarëve arriti në 11,640,047, krahasuar me 2,556,846 në 2019, duke shënuar një rritje prej 248.7%. Me këtë performancë, TIA renditet mes pesë aeroportëve më të rritur në Evropë nga totali i 485 aeroportesh.
Në rang rajonal, TIA kryeson në Ballkanin Perëndimor si aeroporti më i madh me volumin më të lartë të pasagjerëve dhe rritje vjetore prej 8.7%.
Renditja e aeroportëve të tjerë në rajon:
• Beogradi (BEG): 8,913,520 pasagjerë, rritje 6.5%;
• Prishtina (PRN): 4,595,524 pasagjerë, rritje 12.7%;
• Shkupi (SKP): 3,211,419 pasagjerë, rritje 8.7%;
• Dubrovniku (DBV): 3,090,245 pasagjëra, rritje 4.6%;
• Sarajeva (SJJ): 2,226,692 pasagjerë, rritje 22.2%;
• Podgorica (TGD): 1,752,077 pasagjerë, rënie -0.3%;
• Tivati (TIV): 1,343,265 pasagjerë, rritje 19.5%.
Të dhënat e analizuara nga Ekofin.al konfirmojnë pozicionin udhëheqës të Rinasit në Evropë për rritje post-pandemike dhe në Ballkan për numër udhëtarësh.
Përditësime
Grupi Kastrati, menaxher i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës (TIA) që nga fundi i 2019-s me koncesion, planifikon të investojë rreth 200 milionë euro deri në fund të 2025-s. Plani përfshin zgjatjen e pistës për fluturime transoqeanike drejt Kanadasë së shpejti dhe Nju Jorkut më pas.