Rinumërimi i votave në Kosovë e ka lënë jashtë Kuvendit ministrin në detyrë të Zhvillimit Rajonal dhe kryetarin e Partisë Demokratike Turke të Kosovës, Fikrim Damkën.
Sipas shifrave të deritanishme, Damkës i janë hequr 68 vota, të cilat i ishin përshkruar rrejshëm ose gabimisht. Totali aktual i votave të tij është 2.449, pas rinumërimit të 460 apo 470 nga 914 vendvotime. Mandati pritet t’i kalojë Ergul Mazrekut, i cili ka 2.511 vota, 15 më shumë se Damkën.
Procesi ka zbardhur manipulime në Qendrat Komunale të Numërimit, me devijimin më të madh në Prizren. Atje janë rinumëruar 188 nga 208 vendvotime.
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve vazhdon numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim rinumërimi. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka njoftuar se procesi është përmbyllur në 19 komuna. Gjatë ditës së sotme po vazhdon rinumërimi në Prizren, ndërsa më pas do të përfshihen komunat e tjera sipas radhës.