Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet pas rinumërimit të 99.78% të votave, ku janë evidentuar ndryshime në numrin e votave për disa kandidatë të subjekteve politike.
Ndryshime janë shënuar tek kandidatët për kryeministër nga LVV, PDK, LDK e AAK.
- Albin Kurti nga LVV ka siguruar gjithsej 56,338 vota, me një ulje prej 141 votash krahasuar me rezultatet paraprake.
- Bedri Hamza nga PDK ka 24,277 vota në total, me një rritje prej 59 votash nga rinumërimi.
- Lumir Abdixhiku nga LDK ka 11,650 vota, me një rritje prej 5 votash.
- Ramush Haradinaj nga AAK ka 4,993 vota, me një ulje prej 14 votash.
Procesi i rinumërimit vazhdon për kandidatë të tjerë dhe subjekte politike. Rezultatet përfundimtare pritet të certifikohen pas përmbylljes së procedurave ligjore.