Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa, ka sqaruar pozicionin e tij në lidhje me spekulimet publike për një kandidaturë të mundshme për postin e kreut të shtetit. Ai ka deklaruar se nuk është propozuar për postin e presidentit të Kosovës dhe se nuk ka pasur asnjë dakordim të mëparshëm me të mbi këtë çështje.
"Jo, unë nuk jam propozuar. Nuk është e dakorduar me mua", është shprehur Mustafa gjatë prononcimit për mediat.
Gjatë kësaj daljeje, deputeti u pyet gjithashtu në lidhje me komentet që qarkullojnë për një ftesë të mundshme për t'u paraqitur përpara Gjykatës Speciale në Hagë. Lidhur me këtë temë, ai u shpreh se nuk u kushton vëmendje të tilla deklarimeve, duke u distancuar nga këto zëra.