Berat Rukiqi, ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, ka reaguar për çmimet e derivateve të naftës në Kosovë.
Përmes një postimi në Facebook, ai shkruan se me një vendim të vetëm qeveritar, çmimi i naftës mund të bjerë nga 1.70 euro në 1.35 euro për litër. Kjo realizohet duke ulur TVSH-në nga 18% në 8% dhe përgjysmuar akcizën.
Sipas llogaritjeve të tij, qytetari kursen 17 cent për litër nga TVSH-ja dhe 17.5 cent nga akciza, ose 35 cent në total për çdo litër.
Postimi i plotë i Rukiqit:
"Me një vendim, çmimi i naftës bie në 1.35 euro.
A e dini sa do të ulej çmimi i naftës dhe benzinës me një vendim?
Sot paguajmë rreth 1.70 €/litër.
Po nëse:
• TVSH ulet nga 18% → 8%
• Akciza përgjysmohet
Çfarë fiton qytetari?
Nga TVSH → kursen 17 cent/litër
Nga akciza → kursen 17.5 cent/litër
Totali: 35 cent më lirë për çdo litër!
Çmimi i ri: 1.70 € → 1.35 €/litër."
Gazeta Express raporton se Rukiqi, i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i referohet çmimeve të larta pas bllokimit të Ngushticës së Hormuzit.