Ervin Salianji, ish-deputet i Partisë Demokratike, foli në emisionin “Kjo Javë” në News24 për strategjinë opozitare kundër qeverisë Rama.
Ai theksoi nevojën për një front të gjerë opozitar, duke përfshirë figura të përjashtuara nga partia. “PD duhet të bindë edhe Qorin, Lapajn, Agron Shehajn. Kjo do të thotë që secili të tërhiqet nga disa qëndrime dhe ta pranojmë njëherë që kjo duhet bërë. Pse të mos realizohet?”, u shpreh Salianji.
Ish-deputeti deklaroi se qëllimi kryesor është rrëzimi i Edi Ramës me votë. Ai shtoi se është i gatshëm të bëjë hapa pas nëse konsiderohet pengesë për bashkimin. “Unë tërhiqem nëse jam unë pengesë. Unë jam i gatshëm që për të rrëzuar Edi Ramën, ta bëjë një tjetër këtë dhe unë ta ndjek. Pyetja është: e bëjnë të tjerët këtë? A duam ta rrëzojmë Ramën apo secili do copën e vet? Unë jam për ta rrëzuar qeverinë”, tha ai.
Salianji ka nisur një lëvizje me demokratët në të gjithë Shqipërinë për të sfiduar qeverinë me votë.