Senatorja amerikane Joni Ernst ndodhet për një vizitë zyrtare në Kosovë. Ajo është mirëpritur nga e Ngarkuara me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Anu Prattipati, e cila shprehu kënaqësinë për mikpritjen e saj.
Gjatë pasdites së të hënës, senatorja Ernst mori pjesë në disa takime të zhvilluara në ambientet e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë. Përfaqësia diplomatike amerikane, përmes njoftimeve zyrtare, konfirmoi zhvillimin e takimeve, ndonëse nuk janë bërë publike hollësi mbi përmbajtjen e bisedimeve.
Në kuadër të qëndrimit të saj në vend, Joni Ernst vizitoi edhe Manastirin e Graçanicës. Ky objekt fetar dhe kulturor është pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Vizita e senatores zhvillohet në kuadër të agjendës së saj në rajon, duke përfshirë aktivitete të ndryshme në Prishtinë dhe Graçanicë.