Kombëtarja shqiptare humbi ndaj Polonisë në Varshavë, në ndeshjen e eliminatoreve për Botërorin. Pas kësaj humbjeje, kapiten Berat Gjimshiti deklaroi: “Të mërzitur më shumë ne që jemi pak më të vjetër e ndoshta ishte rasti i fundit për ne që të marrim pjesë”.
Gjimshiti, në moshën 33-vjeçare, duhet të mbajë formë të lartë për tre ose katër vite për të synuar Botërorin 2030. Ai nuk është i vetmi: Ivan Balliu (34 vjeç) duket se e ka humbur plotësisht shansin.
Ndër lojtarët e tjerë të rrezikuar janë 32-vjeçarët:
- Elseid Hysaj
- Arlind Ajeti
- Naser Aliji
Për ta, duket e pamundshme një rol kryesor pas 3-4 vitesh. Të rrezikuar janë edhe:
- Thomas Strakosha (31 vjeç)
- Qazim Laçi (30 vjeç)
- Myrto Uzuni (30 vjeç)
- Jasir Asani (30 vjeç)
Prania e tyre në eliminatoret e ardhshme varet nga evoluimi i brezit të ri, që pret të zërë vendet në listat e Kombëtares.