Në vitin 2025, Shqipëria regjistroi përkeqësim të bilancit tregtar me vendet e rajonit, duke përfshirë Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Serbinë, Bosnjën dhe Hercegovinën si dhe Mali i Zi. Eksportet drejt këtyre vendeve ranë në 62.7 miliardë lekë, nga 67.5 miliardë lekë në vitin 2024, me një tkurrje vjetore prej rreth 7%. Në të njëjtën kohë, importet u rritën në 59.4 miliardë lekë, nga 54.7 miliardë lekë një vit më parë, ose gati 8% më shumë.
Këto zhvillime kanë ngushtuar suflcitin tregtar nga 12.8 miliardë lekë në vitin 2024 në vetëm 3.3 miliardë lekë në vitin 2025, një përkeqësim prej afro 9.5 miliardë lekësh ose tkurrje rreth 280%. Të dhënat zyrtare vijnë nga Instituti i Statistikave (INSTAT).
Detaje sipas vendeve
- Me Kosovën, Shqipëria humbi rreth 12 miliardë lekë suflcit në dy vjet.
- Eksportet drejt Serbisë u ulën me mbi 5 miliardë lekë.
Eksportet kishin arritur kulmin në vitin 2023 me mbi 79 miliardë lekë, por prej atëherë kanë humbur më shumë se 16 miliardë lekë në dy vjet. Importet rriten me ritme 5-20% në vit.
Arsyet e përmendura
Produktet shqiptare po bëhen më pak konkurruese për shkak të rënies së vlerës së euros, rritjes së kostove të brendshme dhe mungesës së politikave fiskale që nxisin prodhimin me kosto të ulët. Kjo ka ndikuar në tregtinë rajonale.