Kryeministri Edi Rama njoftoi të premten se Shqipëria do të votojë një rezolutë për ta shpallur Republikën e Khomeiniste të Iranit shtet sponsor të terrorizmit. Ai theksoi se Parlamenti do të ftohet ta miratojë këtë vendim javën e ardhshme. Bashkë me Iranin, do të shpallen organizata terroriste Garda Revolucionare e Iranit dhe Hezbollahu.
Rama e quajti Iranin Republikën e Khomeiniste, duke thënë se ajo nuk ka lidhje me islamin. Hezbollahu është grup militant libanez i mbështetur nga Irani dhe konsiderohet organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqi të tjera. Bashkimi Evropian e ka shpallur terroriste Garda Revolucionare të Iranit muaj më parë.
Ky synim vjen pas një sulmi kibernetik ndaj Kuvendit të Shqipërisë. Rama dhe ministri i Punëve të Jashtme Ferit Hoxha thanë në Komisionin për Sigurinë se sulmi erdhi nga Irani. Sipas Ramës, sulmet kibernetike nga Irani janë të vazhdueshme dhe të përditshme që nga viti 2022.
Shqipëria ka kapacitete mbrojtëse kibernetike ndër më të mirat në Evropë, por Kuvendi nuk është përfshirë ende plotësisht në rrjetin e mbrojtjes. Rama sqaroi se sulmet nuk kanë pasur sukses në zonat kritike, pasi sistemet regjistrojnë gjurmët e tyre.
Përditësime
Kryeministri Edi Rama deklaroi se Parlamenti i Shqipërisë do të ftohet të votojë një rezolutë për ta shpallur Republikën e Khomeiniste të Iranit shtet sponsor të terrorizmit.
"Parlamenti i Shqipërisë do të ftohet ta votojë një rezolutë për ta shpallur Republikën e Khomeiniste të Iranit – unë me gojë nuk e them dot islamike, sepse ajo nuk ka asnjë lidhje me islamin sipas asaj që unë di dhe çmoj te islami – shtet sponsor të terrorizmit," tha Rama.
Rama zbuloi se Shqipëria sulmohet kibernetikisht nga Irani çdo ditë, por sulmet nuk kanë pasur sukses në infrastrukturën kritike.
"Problemi ynë është që nuk kemi përfshirë ende të gjithë sistemin brenda rrjetit të mbrojtjes. Nuk ka probleme me zonat kritike ku ata mund të sulmojnë. Ne sulmohemi nga Irani, çdo ditë, jo njëherë. Nuk kanë ndalur asnjëherë sulmet. Këto janë të dhëna sensitive, në sistemet e mbrojtjes kibernetike ka lexim dhe gjurmë të çdo sulmi, por s’kanë pasur sukses në pjesën e infrastrukturës kritike," shtoi ai.
Ministri Hoxha nisi një deklaratë: "Fakti që arritën të ..."