Shtëpia e Bardhë ka njoftuar mbrëmjen e së premtes, më 6 mars 2026, se Shtetet e Bashkuara disponojnë rezerva të mjaftueshme të sistemeve të armatimit për të përmbushur nevojat operacionale të lidhura me përplasjen me Iranin.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, deklaroi se operacionet kundër Iranit pritet të përfundojnë brenda 4 deri në 6 javësh. Sipas saj, SHBA është tashmë “në rrugë të mbarë për të marrë kontrollin e hapësirës ajrore iraniane”.
Leavitt shtoi se po shqyrtohen disa figura të mundshme për udhëheqjen e Iranit.
Këto deklarata u bënë në një kohë kur presidenti amerikan Donald Trump pritet të zhvillojë të premten një takim me kontraktorët kryesorë të industrisë së mbrojtjes, së bashku me sekretarin e Mbrojtjes, Pete Hegseth.