Gjatë mbrëmjes së datës 10 shtator 2026, rreth orës 21:25, njësitet policore të stacionit në Shtime dolën në vendin e ngjarjes pas marrjes së një informate për të shtëna me armë zjarri gjatë një ahengu familjar në rrugën “De Rada”.
Pas kontaktit me pronarin e ahengut dhe hetimit në vendngjarje, policia identifikoi të dyshuarin I.H., 36 vjeç, i cili kishte përdorur një armë. I dyshuari ka dorëzuar vullnetarisht një pistoletë me gaz, e cila është konfiskuar nga autoritetet policore. Gjatë intervistimit, i dyshuari pranoi se kishte shtënë nga dy deri në tri herë në ajër.
Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, me vendim të të cilit janë iniciuar rastet për veprat penale "Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm" dhe "Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës". Pas kryerjes së veprimeve procedurale, i dyshuari është liruar për t'u ndjekur në procedurë të rregullt hetimore.