Në javën e 23-të të ProCredit Superligës së basketbollit, zhvillohet ndeshja derbi midis KB Trepça dhe KB Vllaznimi.
Dueli luhet sot në palestrën Minatori në Mitrovicë.
KB Trepça, kampionia në fuqi, kryeson tabelën me 41 pikë, nga 18 fitore dhe 3 humbje.
KB Vllaznimi ndodhet në vendin e 6-të me 8 fitore dhe 14 humbje.
Kjo ndeshje pritet shumë interesante, pasi gara po bëhet vendimtare për tetë skuadrat kryesuese të ligës.