Sot, më 3 mars 2026, mbahen mbledhjet e katër komisioneve parlamentare të Kuvendit të Kosovës.
Komisionet trajtojnë në rend të ditës këto çështje:
• Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton miratimin e fushëveprimit të tij dhe inicimin e procedurave për auditimin e pasqyrave vjetore financiare të ZKA-së për vitet 2024, 2025 dhe 2026.
• Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Teknologji bën shqyrtimin e Projektligjit nr. 10/L-008 për ratifikimin e Marrëveshjes për Qasje në Arsimin e Lartë dhe Pranim për Studime në Ballkanin Perëndimor.
• Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë shqyrton draft-planin e punës së tij për sesionin pranveror të vitit 2026.
• Komisioni për Kulturë, Turizëm dhe Sport trajton miratimin e fushëveprimit të tij.