Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka finalizuar një operacion kundër një grupi kriminal të përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike dhe pastrimin e produkteve të veprës penale. Si rezultat i hetimeve, janë lëshuar 20 masa sigurie.
Ndër individët ndaj të cilëve është caktuar masa e sigurisë "arrest në shtëpi" është biznesmeni Edmond Jaupi, CEO i kompanisë Daikin/ESC, e cila operon në tregun e sistemeve të kondicionimit. Jaupi është vëllai i Elidiana Çelajt, e cila aktualisht mban pozitën e drejtoreshës në Agjencinë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve (AKUK). Në karrierën e saj, Çelaj ka shërbyer edhe si drejtoreshë e bizneseve VIP pranë Drejtorisë së Tatimeve.
Operacioni i SPAK vijon të jetë në fazën e zbardhjes së detajeve të tjera rreth aktivitetit të këtij grupi kriminal, ndërkohë që për 15 personat e tjerë të përfshirë është caktuar masa e sigurisë "arrest me burg".