Kombëtarja e Spanjës ka regjistruar fitoren e parë në Kupën e Botës 2026, duke mposhtur bindshëm Arabinë Saudite në ndeshjen e dytë të Grupit H. Skuadra e drejtuar nga trajneri Luis de la Fuente e dominoi takimin, duke shënuar tre gola brenda 24 minutave të para.
Serinë e golave e hapi talenti Lamine Yamal në minutën e 11-të. Mikel Oyarzabal u shfaq protagonist në minutat vijuese, duke realizuar dy gola radhazi në minutën e 21-të dhe të 24-të, për të çuar rezultatin në 3-0.
Në fillim të pjesës së dytë, konkretisht në minutën e 49-të, Spanja thelloi rezultatin në 4-0 pas një goditjeje të Marc Cucurella, e cila u devijua në portë nga mbrojtësi saudit Abdulelah Al-Tambakti. Në minutat shtesë, sulmuesi Ferran Torres shënoi një gol, i cili u anulua pas rishikimit në sistemin VAR.
Pas këtij rezultati, Spanja ngjitet në kuotën e 4 pikëve në tabelën e Grupit H, ndërsa Arabia Saudite mbetet në kuotën e 1 pike pas dy ndeshjeve të zhvilluara.
Përditësime
Pas barazimit në ndeshjen e parë kundër Kepit të Gjelbër, Spanja ka regjistruar fitoren e parë në Kupën e Botës 2026, në stadiumin e Atlantas. Detajet kryesore të takimit janë:
- Lamine Yamal zhbllokoi rezultatin në minutën e 10-të, pas asistimit nga Oyarzabal.
- Goli i katërt i sfidës u shënua në minutën e 47-të.
Kjo fitore forcon pozitat e Spanjës për kualifikim, ndërsa renditja finale mbetet e varur nga golaverazhi dhe rezultati i ndeshjes mes Uruguait dhe Kepit të Gjelbër.