Elisa Spiropali, ish-ministrja e Jashtme e Shqipërisë, foli sot në Kuvendin e Shqipërisë pas shkarkimit të saj të enjten e kaluar në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së, kur ministrat paraqitën raportin zyrtar.
Gjatë fjalës së saj, Spiropali u shpreh e habitur se si kryedemokrati Sali Berisha e kishte paralajmëruar largimin e saj më parë. Ajo tha: «Unë nuk flas vetëm anglisht, por edhe gjuhë të tjera të huaja. Por më mirë se shqipen nuk flas asnjë gjuhë. Edhe flas shqip, flas troç dhe flas siç duhet me Shqipërinë dhe për Shqipërinë. Çdo detyrë këtu në Kuvend është nder i madh. E vetmja gjë për të cilën më vjen keq është që largimin e paralajmëroi Sali Berisha dhe jo ndonjë tjetër. Vetëm për këtë jam e habitur që i doli fjala dhe për asgjë tjetër».