Një person humbi jetën dhe të paktën tre të tjerë u plagosën në një incident me armë zjarri në një shkollë në Anapa të Rusisë.
Autori dyshohet të jetë një student 17-vjeçar, i cili hyri në institucionin arsimor duke mbajtur një pushkë të vjedhur nga një i afërm. Ai e qëlloi për vdekje rojan e shkollës, i cili u përpoq ta ndalonte dhe thirri policinë.
Studentët raportuan se autori, i quajtur Ilya, dukej normal dhe nuk ishte subjekt i ngacmimeve të dukshme. Në llogarinë e tij në Telegram, ai kishte shkruar: “Nuk do të ketë të pafajshëm këtë ditë”.
Sipas kanalit Mash në Telegram, i riu kishte paguar 500 000 rubla si ryshfet për një diplomë të hershme në fushën e Mirëmbajtjes Automobilistike, por u mashtrua.
Autori u arrestua nga oficerët e Rosgvardiyas. Guvernatori i rajonit Krasnodar e cilësoi ngjarjen si “krim të shëmtuar” dhe falënderoi forcat e rendit për reagimin e shpejtë, duke thënë se ato parandaluan viktima të mëdha.