Një sulm me dron ka goditur Ambasadën Amerikane pranë aeroportit të Bagdadit në Irak, raporton agjencia Reuters. Ky incident ndodh ndërsa përplasjet midis Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Iranit kanë hyrë në javën e katërt.
Më herët, SHBA ka goditur impiantin bërthamor Natanz të Iranit. Autoritetet e Organizatës së Energjisë Atomike të Republikës Islamike kanë raportuar se nuk ka pasur rrjedhje të materialit radioaktiv pas këtij sulmi.
Si përgjigje, Teherani ka lëshuar dy raketa balistike ndaj bazës së përbashkët anglo-amerikane në ishullin Diego Garcia, në Oqeanin Indian, në një distancë rreth 3 810 kilometra nga Irani.
Në Irak, autoritetet kanë shpallur gjendje force majeure në të gjitha fushat e naftës të menaxhuara nga kompani të huaja. Kjo masë urdhëron ndërprerjen e plotë të prodhimit në zonat e prekura, pa parashikuar kompensim sipas kontratave ekzistuese.