Izraeli ka kryer sulme ajrore në Teheran mbrëmjen e së hënës, duke vënë në shënjestër Ali Larixhanin, një nga zyrtarët më të lartë të sigurisë në Iran. Lajmi bëhet i ditur nga një burim izraelit, sipas të cilit ushtria po vlerëson dëmet për të konfirmuar nëse Larixhani është vrarë apo jo.
Të martën në mëngjes, shefi i Shtabit të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, gjeneral-lejtnant Ejall Zamir, deklaroi se operacionet në Iran kanë arritur "rezultate të rëndësishme".
Sulmet u zhvilluan njëkohësisht në disa qytete, përfshirë Teheranin, Shirazin dhe Tabrizin, duke synuar kryesisht objekte të prodhimit të raketash dhe qendra komanduese. Zyrtarisht nuk është konfirmuar se Larixhani ishte objektiv i drejtpërdrejtë.
Autoritetet izraelite theksuan se operacionet synojnë dobësimin e kapaciteteve ushtarake dhe industriale të Iranit, si dhe goditjen e strukturave të lidhura me Gardën Revolucionare.
Burime të njëjta bëjnë të ditur se disa ditë më parë, Izraeli ka ndërmarrë një sulm tjetër, duke shënjestruar drejtues të Xhihadit Islamik Palestinez, një grup të mbështetur nga Irani në Gaza.