Xhakomo Vironi, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, bëhet gati për kthimin në Evropë pas katër vitesh në ShBA. Ai i ka dhënë fund kontratës në ligën amerikane, ku luajti fillimisht me New England Revolution dhe më pas me CF Montreal.
Gjatë këtij periudhe, Vironi ishte rrallëherë protagonist në fushë, por përfitoi nga një kontratë e majme. Sipas shifrave zyrtare, ai ka fituar rreth 7,5 milionë dollarë në katër vite.
Tani, pas kësaj periudhe në hije në ShBA, sulmuesi shqiptar duhet të rifillojë karrierën në Evropë. Interesi për të nuk ka qenë i gjerë, por mediat italiane raportojnë se dy klube nga Serie B kanë shprehur interes:
• Çezena
• Rexhiana
Këto skuadra janë të gatshme t’i ofrojnë Vironit mundësinë për të treguar vlerën e tij në kampionatin italian të dytë.