Agjencia federale e Doganës dhe Mbrojtjes Kufitare e SHBA-së ka njoftuar se dy agjentët e përfshirë në të shtënat fatale ndaj qytetarit amerikan Alex Pretti në Minneapolis, shtetit të Minesotës, janë suspenduar nga puna. Vrasja e infermierit 37-vjeçar të kujdesit intensiv, e ndodhur të shtunën, ka nxitur protesta të reja në Minesotë dhe në të gjithë SHBA-në.
Sipas një raporti paraprak të Departamentit për Siguri Kombëtare (DHS), të dërguar Kongresit, dy oficerët kanë qëlluar me armë drejt Prettit gjatë një përleshjeje. Raportet fillestare zyrtare thonë se Pretti kishte nxjerrë armën e tij. Nuk është bërë e ditur sa do të zgjasë suspendimi i agjentëve.
Ligjvënësit e të dyja partive kanë bërë thirrje për shkarkimin e sekretarit të DHS-së. Ndërkohë, agjentët e ICE-së (Agjensia për Imigracionin dhe Doganat) në Minnesota janë udhëzuar të mërkurën të shmangin konfrontimet me "agjitatorët" gjatë zbatimit të masave të rrepta të presidentit Donald Trump kundër imigracionit.
Udhëzimet e reja urdhërojnë zyrtarët e Imigracionit dhe Doganave të synojnë vetëm imigrantët me akuza ose dënime penale.