Jorida Tabaku, deputete e Partisë Demokratike (PD), deklaroi në emisionin "Kjo Javë" të News 24-së se protestat opozitare janë mënyra e vetme për të shprehur mllef qytetarë ndaj arrogancës qeveritare, korrupsionit dhe varfërisë.
Protesta e PD-së e mbajtur më 20 shkurt 2026, që shënonte 35-vjetorin e rrëzimit të shtatores së Enver Hoxhës, pasqyron realitetin e vendit dhe ofron një model alternativ qeverisës. "Protesta është simbolike, PD duhet të jetë aty, duhet të tregojë një model qeverisës që njerëzit presin", u shpreh ajo.
PD-ja është në mandatin e katërt në opozitë, periudhë gjatë në të cilën kanë ndryshuar shumë gjëra: shumë të rinj janë larguar dhe shqiptarët kanë pikëpyetje për politikën. Për të qenë alternativë e besueshme, partia duhet të rishpikë veten dhe të ndryshojë brenda.
Tabaku solli si shembull rastin e saj në Primaret dhe zgjedhjet e 11 majit, ku doli më e votuara, por meritokracia nuk u zbatua. "Besova në meritokraci dhe nuk mu dha kjo meritokraci brenda PD-së", tha ajo, duke shtuar se ka diskutuar çështjen para dhe pas fushatës, brenda dhe jashtë partisë, përfshirë biseda me Sali Berishën.
Ajo deklaroi se vazhdon të jetë kritike ndaj PD-së, por beson se koha për ndryshim ka ardhur. "Të gjithë kolegët janë dakord që PD të ndryshojë së brendshmi. Rruga nuk është të dalim në rrugë të gjuajmë me gurë, por të flasim, të mblidhemi dhe të diskutojmë", përfundoi ajo.