Arian Tahiri, shef i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), deklaroi se Kuvendi ka dështuar të zgjedhë presidentin e ri. Këto fjalë i tha në emisionin Rubikon të Klan Kosova-s, pas dështimit të votimit presidencial më 5 mars 2026.
Sipas Tahirit, dështimi erdhi nga mungesa e vullnetit politik të forcës kryesore politike në këtë legjislaturë. Ai theksoi se Kushtetuta parashikon zgjedhje të jashtëzakonshme, pasi nuk u arrit zgjedhja brenda afateve kushtetuese.
“Kuvendi ka dështuar të zgjedhë Presidentin. Kjo ka ndodhur si rezultat i mungesës së vullnetit politik i forcës kryesore politike që ka qenë në këtë legjislaturë dhe tashmë, ashtu siç e parasheh Kushtetuta, vendi duhet të shkojë në zgjedhje për shkak se nuk ka mundur brenda afateve kushtetuese të zgjedhë Presidentin”, u shpreh Tahiri.
Ai vlerësoi se të gjitha manovrat kanë për qëllim zvarritjen e procesit dhe blerjen e kohës. PDK është në pritje të datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme.