Sulmuesi shqiptar Taulant Seferi shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 18-të nga pika e bardhë e penalltisë, duke ndihmuar Bodrumsporin të fitojë 2-3 kundër Iğdır FK në javën e 30-të të TFF First League. Ndeshja u zhvillua këtë të enjte në Turqi.
Ky ishte goli i 15-të i Seferit në 29 ndeshje të kampionatit këtë sezon. Sulmuesi 29-vjeçar nga Kumanova u zëvendësua në minutën e fundit të kohës së rregullt. Në të njëjtën skuadër luajnë edhe shqiptarët Arlind Ajeti dhe Omar Imeri, ky i fundit shënoi një nga golat e tjerë.
Bodrumspori mban vendin e 6-të në renditje me 51 pikë pas kësaj fitoreje.
Performanca e fundit e Seferit ka ringjallur diskutimet për një ftesë në kombëtaren shqiptare. Ai nuk është grumbulluar prej më shumë se një viti nga trajneri Sylvinho, hera e fundit ishte më 19 nëntor 2024 në ndeshjen kundër Ukrainës për Ligën e Kombeve.
Trajneri brazilian pritet të shpallë javën e ardhshme listën për ndeshjen play-off të Kupës së Botës kundër Polonisë më 26 mars. Emri i Seferit përmendet si kandidat potencial, veçanërisht për shkak të dëmtimeve të sulmuesve Armando Broja, Mirlind Daku dhe Rey Manaj.