Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) parashikon se të premten në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të ndryshueshme. Gjatë ditës vranësirat pritet të shtohen dhe në disa zona mund të shoqërohen me reshje shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 14 deri në 17 gradë Celsius. Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra në sekondë.
Sipas Lajmi.net, kushtet biometeorologjike pritet të jenë përgjithësisht të favorshme për shumicën e popullatës. Lagështia e shtuar gjatë periudhave me vranësira dhe reshje mund të ndikojë te personat e ndjeshëm ndaj ndryshimeve të motit.
Po sipas këtij burimi, kushtet agrometeorologjike pritet të jenë përgjithësisht të përshtatshme për veprimtaritë bujqësore sezonale. Rekomandohet që punët në bujqësi të planifikohen duke marrë parasysh reshjet e mundshme dhe temperaturat e mëngjesit.