Pasditen e 17 prillit 2026, në zonën e njohur si Farmacia 10 në Tiranë, pranë QSUT-së, janë regjistruar të shtëna me armë zjarri.
Si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur shtetasi Ilirjan Dosti. Ai ka marrë plumba në bark dhe është shoqëruar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë forcat e Policisë së Shtetit dhe autoambulanca.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të incidentit.