Në hapësirat përreth tregut të automjeteve në Prishtinë, ka pasur tension mes zyrtarëve të Policisë së Kosovës dhe shitësve ilegalë të dielën, më 8 shkurt 2026.
Komuna e Prishtinës, përmes Inspektoratit të Kryeqytetit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe inspektorët e AVUK-ut, ka nisur një aksion të përbashkët që nga ora 05:00. Ky aksion zhvillohet në lokacionin e tregut dhe zonat përreth tij, i cili mbahet çdo të dielë.
Arsyeja kryesore është parandalimi i bllokimit të hapësirës publike dhe ndalimi i shitjes së shpezëve ilegalisht. Në treg lejohet vetëm shitja e pjesëve të automjeteve.
Shitësit, të cilëve nuk u lejohet të shesin, kanë ardhur nga qytete të ndryshme të Kosovës. Ata kanë ankuar se duhet t’u lejohet aktiviteti dhe kanë tentuar të bllokojnë rrugën si formë proteste. Aktualisht, po qëndrojnë para forcave të policisë.